
Pamjet e filmuara nga një kamera sigurie brenda një dyqani në Virxhina, SHBA, tregojnë momentin shokues kur një person dhunon të dashurën e tij shtatzënë.
Jamar Brenard Woody, 35-vjeç, shihet teksa ushtron dhunë ndaj të dashurës 26-vjeçare, e cila për më tepër ishte me paterica në atë kohë, për shkak se kishte thyer kaviljen.
Video është shfaqur gjatë procesit gjyqësor, në fund të të cilit Woody është dënuar me tetë vite burg, pavarësisht përpjekjes së avokatit të tij, si edhe dëshmisë së të dashurës, e cila kërkoi që të mos dënohej.
Ajo pranoi të dëshmonte në gjykatë në favor të 35-vjeçarit, për ta mbajtur atë jashtë burgut, duke thënë se ajo vetë kishte shkelur një urdhër ndalimi, që nuk i lejonte kthimin në shtëpinë e Woody-t, ndërsa kishte thyer edhe dritaret e tij.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, gjykatësi ka vendosur dënimin me tetë vite burg, dy më tepër se sa dënimi maksimal për raste të tilla.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





