




Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri, në mesnatë, në lagjen "Qemal Stafa" të qytetit të Shkodrës.
Viktima është 40 vjeçari Ilir Alija, ndërsa dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt pronësie.
40 vjeçari është qëlluar në banesën e tij, në prani të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.
Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar, si shtetasin Dritan Ymeri dhe e ka rrethuar atë në shtëpinë ku ka ndodhur krimi.
Ilir Alija ishte me profesion mjek dhe shërbente në një fshat të Shkodrës, ndërsa autori është edhe fqinji i tij.
Por pas ndërhyrjes së RENEA-s, autori i dyshuar nuk është gjetur në banesë, pasi ai ka mundur të largohej më parë se policia të rrethonte zonën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





