Transmetuar më 29-06-2017, 19:49

Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras ka uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit kryeministrin Edi Rama.

Në mesazhin e urimit kreu i qeverisë greke i ka shprehur kryeministrit Rama vendosmërinë për të  punuar në të mirë të dy popujve. Ai ka thënë se vlerëson bashkëpunimin mes dy vendeve.

“I vendosur të punoj ngushtë me Ju për të mirën e popujve tanë. Vlerësoj partneritetin strategjik mes dy vendeve tona“, i ka thënë Cipras Ramës. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd