Transmetuar më 29-06-2017, 18:33

Janë numëruar dhe votat e hedhura gabimisht në kutitë në Kavajë, vota të vlefshme për zgjedhjet e kryetarit të ri të këtij qyteti.

Numërimi i votave është bërë nga komisionerët e KZAZ numër 42, ndërsa nuk ka ndryshim të rezultatit pasi Isa Sakja i PD-së kryeson edhe pas numërimit të këtyre votave.

Nga votat e hedhura gabim në kuti, Isa Sakja i PD-së ka marrë 29 vota, Dorjan Murati i PS ka marrë 32 vota, kandidati i LSI Maksim Kona mori 3 vota dhe të pavlefshme 5. 

Pas numërimit edhe të këtyre votave Kavaja do të drejtohet nga demokratët në dy vitet në vijim. Pas 6 vitesh PD fitoi zgjedhjet me kandidatin Isa Sakja që fitoi me 28 vota më shumë se Dorja Murati i PS. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd