
Një grua i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme në kryeqytet duke u vetëhelmuar me fostoksinë.
Kanë qenë familjarët e saj ata që e kanë gjetur 34 vjeçaren E.XH., banuese në Kodër Kamëz, Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore në banesë dhe e kanë dërguar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza”.
Edhe pse i është dhënë ndihma e nevojshme nga ana e mjekëve gruaja, ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit, pasi doza e lëndës helmuese ka qenë në sasi të madhe dhe ajo nuk ka arritur të mbijetojë.
Për të zbardhur rrethanat e vdekjes së saj, materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme për veprën penale “shkaktimi i vetëvrasjes”./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





