
Një vajzë adoleshente në Tiranë ka rënë pre e dhunës dhe abuzimeve seksuale nga vëllai i saj.
I dyshuari është N.Meçja, 18 vjeç, i cili dyshohet se në mënyrë sistematike, ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht motrën e tij M.Meçja, 16 vjeçe, të cilët i përkasin komunitetit rom.
Ka qenë e reja e cila i është drejtuar policisë ditën e djeshme, duke thënë se i vëllai e prekte në pjesët intime të trupit dhe e dhunonte.
Mësohet se ajo i ka treguar dhe së ëmës, e cila është munduar t’i flasë djalit në mënyrë që të mos bëheshin me “llafe”.
Por për shkak se situata nuk ka ndryshuar për shkak të natyrës problematike dhe të dhunshme të të riut, adoleshentja është drejtuar në komisariatin nr.4 të policisë në kryeqytet duke denoncuar të vëllanë, i cili u arrestua.
Ndërkohë ndaj saj u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, ndërsa i akuzuari në dëshminë e tij dhënë në komisariat ka mohuar akuzat duke thënë se diçka nuk ka ndodhur kurrsesi, pasi ajo është motra e tij.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijimësi ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





