Transmetuar më 29-06-2017, 11:53

Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca ka njoftuar Kryeministrin Edi Rama për shkeljet, sipas tij, të bëra nga ministrja teknike Mirela Karabina.

Ndreca e ka njoftuar kreun e qeverisë me anë të një letre.

Kohët e fundit, kanë qenë të shumta përplasjet mes tij dhe ministres Karabina, që pas pezullimit që kjo e fundit i bëri Sekretarit.

Pavarësisht këtij vendimi, Ndreca vijon të ushtrojë detyrën e tij, duke e quajtur të paligjshëm pezullimin nga ana e ministres.

Në një deklaratë për mediat gjatë ditës së djeshme, Karabina akuzoi Ndrecën se futet në ambientet e Ministrisë i shoqëruar nga njerëz të armatosur duke firmosur madje dhe tenderë.

Nga ana tjetër, Ndreca sqaron se kërkesa e Ministres për pezullimin e tij është nul, pasi është refuzuar nga DAP dhe ai vazhdon të ushtrojë detyrën e caktuar në bazë të ligjit. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd