Transmetuar më 29-06-2017, 11:51

Një burrë në Durrës është paraqitur në polici ku ka denoncuar zhdukjen e shokut të tij.
R.S., 70 vjeç, banues në Durrës gjatë ditës së djeshme ka bërë kallëzim se më 26 qershor është larguar nga banesa shoku i tij, N.M 67 vjeç.
Bazuar në deklarimet e të moshuarit, i zhdukuri vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Pas denoncimit të bërë në polici, uniformat blu po punojnë për gjetjen e tij. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





