
Për tre vite me radhë dy shqiptarë, shfrytëzonin vajza si prostituta në rrugët e qytetit francez të Bordeaux.
Nga viti 2013 deri në 2016, Tom Çapja dhe bashkëpunëtorja e tij Jonida Sefa, detyronin vajzat të prostituonin, ndërkohë që merrnin fitimet nga shitja e trupit.
Dy shqiptarët, bashkëpunëtorë me njeri tjetrin u shpallën fajtor këtë fillimjavë nga një gjykatë franceze.
Çapja dhe Sefa, të konsideruar si kokat e prostitucionit u arrestuan në qershor të vitit 2006, ndërkohë që pas një viti procesesh gjyqësore u shpallën fajtorë.
Prangosja e tyre u bë pas denoncimit në polici nga tre vajza që shfrytëzoheshin si prostituta nga dy shqiptarët. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





