Transmetuar më 28-06-2017, 20:51

Pas humbjes së thellë të Partisë Demokratike dhe hapjes së zgjedhjeve për kryetarin e PD, lideri historik demokrat Sali Berisha deklaroi se rruga drejt ringritjes kalon përmes bashkimit dhe j përmes përçarjes dhe përjashtimit.

Duke lënë mënjanë trishtimin e humbjes, ai ka një mesazh urimi për gjithë qytetarët e Kavajës, për zgjedhjen e kryebashkiakut demokrat Isa Sakja.

“Të dashur miq, le ti dërgojmë një urim të përzemërt Isa Sakes dhe mbarë qytetarëve të Kavajës për fitoren e merituar!”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar një video nga festimet.

Kandidati demokrat, Isa Sakja, njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Kavajë mundi kandidatin socialist Dorjan Murati me një diferencë të ngushtë prej 28 votash. Demokratët në këtë mënyrë rimorën bastionin e tyre historik, pas dy humbje radhazi në 2011 dhe në 2015. /a.y/noa.al

Humbja e zgjedhjeve, Berisha: Rruga drejt ringritjes kalon përmes bashkimit, jo përçarjes 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd