
Është faji i një proteine, nëse drita e dhomës na mban zgjuar dhe që errësira na përgjum më shpejtë. Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim amerikan i California Institute of Technology (Caltech) në Pasadena, i cili analizoi në çfarë mënyre alternimi ditë-natë ndikon në mundësinë që të na zërë gjumi.
Studimi i publikuar në revistën “Neuron”, mund t’i hapë rrugën ilaçeve të reja për të ndikuar në ritmin gjumë- zgjim.
Studiuesit amerikanë ekzaminuan një grup peshqish zebër, të cilët kishin një ritëm gjumi dhe zgjimi, të ngjashëm me atë të njeriut, shkruan noa.al.
Ekzemplarët e analizuar ishin të modifikuar gjenetikisht, për të eksperimentuara një lloj proteine të quajtur prokineticin 2 (Prok2).
Nga testimet rezultoi se peshqit me proteinën Prok2 të tepërt, prireshin të flinin gjatë ditës dhe të rrinin zgjuar gjatë natës. Rezultatet kësisoj, sugjeruan se Prok2 është në gjendje të zbehë efektin e zgjimit që drita krijon zakonisht. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





