
Policia e Shtetit sqaron konfliktin në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit midis drejtuesve të këtij institucioni.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë thotë se është njohur jo zyrtarisht me konfliktin institucional ndërmjet ministres së Arsimit Mirela Karabina dhe Sekretarit të Përgjithshëm të MAS Plarent Ndreca, duke thënë se nuk është detyrë e Policisë së Shtetit dhe kompetencë e saj, zgjidhja e kësaj situate.
Policia e Shtetit u ka bërë me dije personave në konflikt, zgjidhjen e situatës duke ju drejtuar Gjykatës Administrative dhe Prokurorisë.
Për sa i përket shërbimit të sigurisë fizike, të dy shoqëritë janë kontraktuar nga i njëjti institucion.
Ky reagim i Policisë vjen pasi Ndreca i është kundërpërgjigjur akuzave të fortë të ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina, ku kjo e fundit tha se ai kishte ndërhyrë në Protokoll dhe ka marrë Serverat.
Ndreca pohon se arsyet e konfliktit mes tij dhe ministres teknike janë pikërisht se Karabina nuk ka të drejtë ligjore të emërojë dhe shkarkojë pa prova punonjës të ministrisë.
Po sot ministrja Karabina u ka bërë thirrje institucioneve dhe strukturave shtetërore të ndërhyjnë, pasi sipas saj ish-sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, i pezulluar pak kohë më për dyshime në përfshirjen e tij në dëm të Maturës Shtetërore po ushtron presion ndaj administratës.
Sipas deklaratës së ministres, Ndreca ka nënshkruar kontrata shërbimi dhe korrespondencë zyrtare pas aktit të pezullimit në kundërshtim flagrant me dispozitat ligjore. Gjithashtu thuhet se Ndreca i shoqëruar nga persona të armatosur ka ndërhyrë në Protokollin e Institucionit dhe ka marrë administrim e Serverave. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





