Transmetuar më 28-06-2017, 17:30

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, uron homologun shqiptar Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 25- qershorit.

Ai thotë se zgjedhjet demokratike në Republikën e Shqipërisë e tregojnë përcaktimin e qytetarëve të Shqipërisë drejt respektimit të vlerave europiane, të cilët janë ardhmëria e shtetit, por edhe të tërë rajonit.

“Jam i bindur se do të vazhdojë përkushtimi juaj drejt proceseve demokratike dhe reformuese, sipas standardeve të BE­së dhe NATO- s. Unë besoj, se do të vazhdojë edhe bashkëpunimi miqësor dhe parimor mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë përmes respektimit të ndërsjelltë, mirëkuptim dhe mbështetje, në interes së sigurimit të një jete më cilësore për qytetarët e dy shteteve tona, si dhe për zhvillimin e stabilitetit të Ballkanit në përgjithësi”, shkruan Zaev në mesazhin e tij. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd