Transmetuar më 28-06-2017, 17:08

Një i moshuar nga një fshat i Fierit, është dërguar me urgjencë në spital me djegie të shumta në trup.
Gjatë ditës së djeshme, e martë, ka shkuar në spital 64-vjeçari P.Ç., banues në fshatin Mbrostar Ferko.
Mësohet se i moshuari është djegur nga zjarri që kishte ndezur për të djegur barishtet në tokën e tij.
Për shkak të djegieve të shumta pas ndihmës së marrë në spitalin e Fierit, ai u dërgua për në Tiranë, ku ndodhet në repartin e djegieve në QSUT.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Fierit, për vlerësim. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





