Transmetuar më 28-06-2017, 14:14

Vihet në pranga një person i dyshuar për plagosjen me armë të ndodhur më 17 qershor në një fshat të Shkodrës.

Mark Nikolli, 26 vjeç, banues në Gomsiqe, të Vaut të Dejës, i dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje”, u arrestua gjatë ditës së sotme.

Ai akuzohet se në një lokal në Vaun e Dejës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin F. N., 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës.

Ndaj të dyshuarit vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd