Transmetuar më 28-06-2017, 13:17

Shkarkohet nga detyra drejtori i parë teknik që u vendos pas marrëveshjes së 18 majit, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Këshilli Mbikëqyrës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mori sot vendimin për lirimin e Haki Mustafës nga detyra e administratorit Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Në bazë të këtij vendimi, rikthehet në krye të OSHE-së, Adrian Çela.

Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ministrat dhe drejtorët e tjerë teknikë, për të cilët Edi Rama kishte paralajmëruar shkarkim pas zgjedhjeve parlamentare. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd