
Qëllohet në mes të ditës me plumb në kokë një biznesmen. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e stadiumit “Selman Stermasi”, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person po lëvizte me motorr dhe më pas ka qëlluar në kokë biznesmenin.
Raportimet e para bëjnë me dije se është vrarët Tefik Hyka, ish-pronar i fabrikës së tullave në Vorë.
Mësohet se autori është ndaluar pak pas ngjarjes. Pritet informacion më i detajuar nga policia e Tiranës.
Hyka kishte në pronësi fabrikën e tullave në Vorë, të cilën e shkatërroi në vitin 2013. Në atë kohë ai kishte shumë fatura të papaguara të energjisë elektrike, çka e detyroi të mbyllë biznesin e tij. Por kjo solli irritimin e rreth 2 mijë punëtorëve të cilët humbën vendet e tyre të punës.
Po ashtu, ata nuk ishin paguar për punën e kryer. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





