Transmetuar më 28-06-2017, 09:43

Trupi i pajetë i një burri të mbytur është gjetur në një kanal në fshatin Borsh të Himarës.

Nga verifikimet e policisë u zbulua se kufoma e gjetur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:36, i përket L.A., rreth 66 vjeç, me banim në Borsh të Himarës.

Nga dëshmitë e familjarëve, ky shtetas vuante nga shëndeti mendorë dhe i kishte humbur kontaktet me familjarët që para 3 ditësh, pasi ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd