
Një djalë i ri është arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohet se ka vjedhur një banesë në Mallakastër.
Burime nga policia bëpjknë me dije se në pranga është vënë Emiljano Milaj, 21 vjeç, banues në fshatin Fratar, Mallakastër.
Ndalimi i tij u bë pasi në 26 qershor gjatë natës, në banesën e 44 vjeçarit A.R., banues në fshatin Fratar, i riu ka vjedhur një gjenerator, një fikse zjarri, një makinë akulli, një bateri automjeti dhe disa sende të tjera të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu Emiljano Milaj dyshohet se është autori i vjedhjeve të disa banesave të tjera në Mallakastër, për të cilat policia po punon për dokumentimin ligjor të tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje". /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





