Transmetuar më 28-06-2017, 08:35

Kandidati demokrat, Isa Sakja, njëherësh kryetar i degës së kësaj partie në Kavajë ka mundur kandidatin socialist Dorjan Murati me një diferencë të ngushtë prej 28 votash. Demokratët në këtë mënyrë rimarrin bastionin e tyre historik, pas dy humbje radhazi në 2011 dhe në 2015.

Pas mbylljes së numërimit të votave të fundit dhe rezultatit me fitoren e PD, Kavaja dha edhe mesazh të madh qytetarie. Shpallja e fituesit u shoqëruar me një përqafim mes dy rivalëve të fortë, kandidatëve në garë, Isa Sakja dhe Dorjan Muratit.

Ndërkohë fituesi ka dhënë një mesazh për të gjithë votuesit dhe qytetarët e tij duke i falënderuar dhe duke deklaruar se bashkia do të jetë në shërbim të tyre.

"Faleminderit të dashur bashkëqytetarë. Faleminderit që qëndruat, luftuat dhe më besuat. Ju jam pafundësisht mirënjohës për gjithë angazhimin tuaj në këtë fushatë qytetarie që zhvilluam së bashku për një Kavajë për qytetarët e saj, për një bashki në shërbim të qytetarëve, pa i ndarë ata në të djathtë e të majtë. Mirënjohje", tha ai.

Rezultati:

Sakja- 11.155 vota Murati-11.127 vota Kona-1969 vota

Ndërkaq komisionerët kanë gjetur 80 vota të hedhura në kutinë e gabuar, atë të kandidatëve për deputetë, për të cilat do të vendosë KQZ. Megjithatë sipas tyre rezultati nuk ndryshon. Një tjetër fakt tjetër i rëndësishëm është dhe numri i madh i votave të pavlefshme, plot 698 të tilla. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd