
Vijon numërimi i votave për kryetarin e ri të bashkisë së Kavajës. Deri në këto momente janë numëruar 57 nga 84 kuti, ku vihet re një garë e fortë mes dy kandidatëve, të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Nga rezultati paraprak, kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Dorjan Murati. Raportohet se deri më tani janë numëruar kutitë e Golemit, Helmasit dhe Synejt.
Nga 53 kutitë e numëruara, ka dalë ky rezultat:
PS, Dorjan Murati – 7425 vota
PD, Isa Sakja – 7356 vota
LSI, Maksim Kona – 1300 vota.
Qytetarët e Kavajës votuan në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





