Transmetuar më 27-06-2017, 10:58

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako u drejton një mesazh gjithë drejtuesve të policisë lidhur për menaxhimin e procesit zgjedhor.

Ai thotë se ndonëse procesi zgjedhor është drejt përmbylljes, shpreh vlerësimin maksimal për angazhimin profesional dhe korrekt në detyrë të policisë.

“Mirënjohja ime shkon për të gjithë drejtuesit e Policisë, qendrorë dhe vendorë, të cilët ndonëse në një presion të paprecedent politik dhe psikologjik, me profesionalizëm menaxhuan me sukses situatat dhe realizuan detyrën”, shprehet Çako.

Më tej thotë se shpreh respekt dhe krenari për çdo punonjës policie, të cilët morën pjesë dhe kryen me sukses detyrën duke bërë të mundur ruajtjen e integritetit policor dhe maksimalizimin e sigurisë së qytetarëve në të gjithë vendin për shprehjen e vullnetit kushtetues të votës së lirë.

Mesazhi i Çakos

Te nderuar drejtues dhe kolegë!

Ndonëse jemi në fazën përmbyllëse të procesit zgjedhor, Ju përcjell falënderimet dhe vlerësimin maksimal për angazhimin Tuaj profesional, korrekt dhe ligjor të detyrës në këtë mision sa të rëndësishëm por edhe të ngarkuar.

Mirënjohja ime shkon për të gjithë drejtuesit e Policisë, qendrorë dhe vendorë, të cilët ndonëse në një presion të paprecedent politik dhe psikologjik, me profesionalizëm menaxhuan me sukses situatat dhe realizuan detyrën.

Respekt dhe krenar për çdo punonjës Policie, të cilët morën pjesë dhe kryen me sukses detyrën duke bërë të mundur ruajtjen e integritetit policor dhe maksimalizimin e sigurisë së qytetarëve në të gjithë vendin për shprehjen e vullnetit kushtetues të votës së lirë.

Suksesi i kësaj detyre, mbetet moral i lartë për misione dhe sfida të tjera që kemi përpara.

Drejtori Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Drejtues Madhor

Haki Çako /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd