Transmetuar më 27-06-2017, 10:20

Partia Socialiste ka arritur një fitore të thellë në njësinë e Krrabës në këto zgjedhje duke siguruar 70% të votave nga 34% që ka qenë rezultati në zgjedhjet e vitit 2013.

Bashkia Tiranë thotë se premtimi i mbajtur i kryebashkiakut Erion Veliaj për të rikonstruktuar rrugën pas 68 vitesh është shpërblyer më së miri edhe në rezultatet e arritura në këtë njësi.

Brenda një kohe të shkurtër, falë investimit të kryer nga Bashkia e Tiranës u rikonstruktua rruga Mushqeta-Krrabë, e cila lidh autostradën me Krrabën.

Rruga i shërben pjesës më të madhe të banorëve të Njësisë Administrative Krrabë, qoftë në lëvizjen më të mirë dhe të shpejtë të njerëzve, por edhe të produkteve bujqësore dhe blegtorale drejt Tiranës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd