
Partia Socialiste po shkon drejt “blindimit” të timonit qeverisës, pas numërimit të mbi 96.34% të votave.
Deri në orën 11.40 të paradites të së martës 27 qershor, në rang vendi Partia Socialiste kryeson bindshëm me 74 mandate deputetësh.
Në rang kombëtar deri tani janë numëruar 5166 kuti votimi nga 5362 që janë në total.
Bazuar në këto rezultate PS merr 74 mandate deputetësh.
Ndërkohë Partia Demokratike merr 43 deputetë, Lëvizja Socialiste për Integrim 19, PDIU e Shpëtim Idrizit 3 mandate dhe Partia Social Demokrate një mandat.
Rezultatet e votave deri në 11.40:
PS- 733.961 vota ose 48.32%/ 74 mandate
PD- 438.871 vota ose 28.89%/ 43 mandate
LSI- 218.531 vota ose 14.39%/ 19 mandate
PDIU- 70.814 vota ose 4.66%/ 3 mandate
PSD- 14.505 vota ose 0.95%/ 1 mandat. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





