Transmetuar më 27-06-2017, 07:20

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, po shkon drejt humbjes së mandatit të deputetit.

Në Tiranë deri në orën 07.20 të mëngjesit të së martës janë numëruar 1122 kuti votimi nga 1198 që janë në total.

Në vendin e parë renditet Partia Socialiste me 186.788 vota ose 47.93% duke siguruar 18 mandate.

Partia Demokratike renditet e dyta me 120.689 vota ose 30.97%, me 11 mandate.

E treta vjen Lëvizja Socialiste për Integrim me 52.960 vota ose 13.59%, duke marrë 5 mandate.

PDIU ka 11.566 vota ose 2.97%, por pa mundur të sigurojë mandatin e kryetarit Idrizi.

Në rang kombëtar PS ka marrë deri më tani 74 mandate, PD, 43, LSI 19, PDIU 3 dhe Partia Social Demokrate një mandat të Tom Doshit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd