
Teksa vijon numërimi në Qarkun e Tiranës, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit, ka rimarrë mandatin që pak më parë ia mori Partia Socialiste.
Ndërkohë Partia Socialiste ka mbetur sërish me 17 mandate.
Gjithashtu në shkallë kombëtare, sipas të dhënave të KQZ-së, PS merr 74 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 3, ndërsa PSD 1.
Kujtojmë se edhe një mandat të PDIU-së në Dibër e mori PS-ja pasi kandidatja 24-vjeçare Reme Lala u largua nga PDIU-ja dhe kaloi me PS-në.
“Për Dibrën dhe dibranët e mi do t’i bashkangjitem vullnetit të shqiptarëve për t’i dhënë timonin Edi Ramës. Ju jap fjalën se bashkë me Edi Ramën, do ta bëjmë rrugën e Arbërit brenda këtij viti”, deklaroi ajo përballë mbështetsve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





