Transmetuar më 26-06-2017, 23:38

Përgjegjësi të jashtëzakonshme e ka quajtur rezultatin e deritanishëm, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë një dalje për mediat, nga selia e Partisë Socialiste, Veliaj u pyet edhe për një prishje të mundshme të koalicionit me LSI-në në Këshillin Bashkiak të Tiranës pas rrethanave të reja të krijuara midis dy forcave politike.

“18  mandate në Tiranë janë një përgjegjësi e jashtëzakonshme sidomos me bashkinë e re. Për marrëdhëniet në Këshillin Bashkiak, ne kemi një atmosferë shumë pozitive me të gjithë aleatët. Besoj që kjo lloj qasje e bashkëpunimit nuk i ka dalë keq Bashkisë së Tiranës. Ne morëm një mandat masiv sidomos nga populli i Tiranës, i cili le të themi është më i emancipuar. Fitorja është e stërmadhe dhe mallkimi më i madh që mund t’u ndodh socialistëve në këto momente është t’u hyj vetja në qejf”, tha Veliaj.

Pavërsisht rezultatit, si kryebashkiak, Veliaj tha se do të kërkojë bashkëpunimin e të gjithëve. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd