
Deputeti i ardhshëm i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili siguroi një mandat në Korçë ka komentuar situatën pas mbylljes së votimeve atje.
Salianji shprehet se duhet të kishte më shumë palestër që të vinte muskuj, për tu përballur me të fortët.
“Unë di që për zonën ku unë përfaqësoj qytetarët kam bërë disa denoncime se persona të administratës kërcënonin apo intimidonin votuesit, se shpërndanin para, elementë të PS në këmbim të votës. Kam denoncuar 6 incidente apo rrahje të mbështetësve të PD, i kam denoncuar me emër dhe mbiemër. Unë u ndjeva si në luftë, duhet të marrin fund zgjedhjet marrin si në situata lufte. Jam bërë pishman pse s’kam bërë palestër më shumë, se jam përballur me ngjarje të rënda dhe me shumë tension”,- tha Salianji.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





