Transmetuar më 26-06-2017, 21:50

Këngëtarja e mirënjohur nga Kosova Mihrije Braha ka befasuar me një deklaratë të saj e cila ka thënë se ka marrë një propozim prej 1 milionë dollarësh nga një person për të kaluar natën me të.

Këngëtarja ka treguar për Express Rozë, se asaj i kanë propozuar 1 milion dollarë për një natë ku madje “i guximshmi” i kësaj historie ishte i njohur edhe me bashkëshortin e këngëtares, Naim Abazi.

“Më ka telefonuar dhe më ka ofruar 1 milion dollarë për të kaluar natën me të në një ishull ku të dua unë”, tha Mihrija.

Sigurisht ajo refuzoi. bashkëshorti i saj Naimi, që e kishte marrë me shaka këtë gjë, i kishte thënë që kishte humbur 1 milionë dollarë.

Çifti i njohur i muzikës ka një marrëdhënie të fortë dashurie, ku ata janë rimartuar pas 25 vitesh./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd