Transmetuar më 26-06-2017, 19:05

Janë numëruar deri në orën 19.15, 74.11 për qind e kutive të qendrave të votimit dhe nga rezultatet e deritanishme në rang vendi Partia Socialiste kryeson bindshëm me 73 mandate deputetësh.

Pas kalimit të mesditës Partia Demokratike ka shënuar një rritje votash, kryesisht në Tiranë.

Sakaq, Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikon që të humbasë Luan Ramën, duke bërë që Gerti Bogdani të garantojë mandatin, pasi në Tiranë renditet i 12-ti.

Kjo pasi deri më tani LSI ka katër mandate të sigurta në kryeqytet, ndërsa i pesti është në pikëpyetje.

Partia Socialiste bazuar në rezultatet e deritanishme ka marrë 17 mandate në Tiranë, ndërkohë që PDIU një mandat.

Në të gjithë qarqet e vendit PS prin ndjeshëm, me përjashtim të Kukësit ku dominojnë demokratët.

Deri në orën 19.15 në rang kombëtar janë numëruar 3762 kuti votimi nga 5362 që janë në total.

Bazuar në këto rezultate PS merr 73 mandate deputetësh.

Ndërkohë Partia Demokratike merr 44 deputetë, Lëvizja Socialiste për Integrim 18, PDIU e Shpëtim Idrizit 4 mandate dhe Partia Social Demokrate një mandat.

Rezultatet e votave deri në 19.15

PS – 523.800 vota ose 48,33% / 73 deputetë

PD – 314.922 vota ose 29,06% / 44 deputetë

LSI – 156.119 vota ose 14,40% / 18 deputetë

PDIU – 51.718 vota ose 4,77% / 4 deputetë

PSD – 7.987 vota ose 0.74% / 1 deputet 

Qarku Tiranë

Nga numërimi i 710 kutive nga 1198 gjithsej në total, PS është në avantazh e ndjekur nga PD dhe më pas LSI. Në bazë të rezultatit që prodhojnë kutitë e numëruara, partia socialiste ka marrë 112.926 vota ose 17 mandate, PD 79.858 vota ose 12 mandate, LSI 32.983 vota ose 4 mandate.

Qarku Berat

Nga numërimi i 174 kutive nga 305 gjithsej në total, PS është në avantazh të ndjeshëm e ndjekur nga LSI dhe më pas PD. Në bazë të rezultatit që prodhojnë kutitë e numëruara, partia socialiste ka marrë 24.894 vota ose 4 mandate, PD merr 9.139 vota ose 1 mandat. LSI 11.913 vota ose 2 mandate.

Qarku Dibër

Nga numërimi 234 kutive nga 259 gjithsej në total PS ka marrë 23.056 vota ose 2 mandate, PD ka marrë 19.302 vota ose 2 mandate, LSI ka marrë 11.036 vota ose 1 mandat dhe PDIU 1 mandat.

Qarku Durrës

Nga numërimi i 240 kutive nga 460 në total PS ka marrë 34.542 ose 8 mandate, PD ka marrë 18.917 vota ose 4 mandate, LSI ka marrë 10.098 vota ose 2 mandate.

Qarku Elbasan

Nga numërimi i 384 kutive nga 547 në total PS ka marrë 51.837 vota ose 7 mandate, PD ka marrë 22.276 vota ose 3 mandate, LSI ka marrë 17.362 vota ose 2 mandate, PDIU ka marrë 18.869 vota ose 2 mandate.

Qarku Fier

Nga numërimi i 514 kutive të votimit nga 591 në total PS ka marrë 89.390 vota ose 10 mandate, PD ka marrë 40.216 vota ose 4 mandate, LSI  ka marrë 18.083 vota ose 2 mandate.

Qarku Gjirokastër

Nga numërimi i 198 kutive nga 235 në total PS ka marrë 23.432 vota ose 3 mandate, PD ka marrë 11.650 vota ose 1 mandat, LSI ka marrë 10.631 vota ose 1 mandat.

Qarku Korçë

Nga numërimi i 431 kutive nga 463 në total PS ka marrë 57.970 vota ose 6 mandate, PD ka marrë 39.547 vota ose 4 mandate, LSI ka marrë 18.199 vota ose 1 mandat.

Qarku Kukës

Nga numërimi i 146 kutive nga 173 në total PS ka marrë 14.603 vota ose 1 mandat, PD ka marrë 16.923 vota ose 2 mandate.

Qarku Lezhë

Nga numërimi i 201 kutive nga 263 në total PS ka marrë 23.657 ose 3 mandate, PD ka marrë 20.518 ose 3 mandate, LSI ka marrë 8.566 ose 1 mandat.

Qarku Shkodër

Nga numërimi i 260 kutive nga 420 në total PS ka marrë 25.009 vota ose 4 mandate, PD ka marrë 25.619 vota ose 5 mandate dhe LSI ka marrë 8.052 vota ose 1 mandat.

Qarku Vlorë

Nga numërimi i 407 kutive nga 447 në total PS ka marrë 59.793 vota ose 8 mandate, PD ka marrë 21.130 vota ose 3 mandate, LSI ka marrë 11.355 ose 1 mandat.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd