Transmetuar më 26-06-2017, 17:24

Shumë prej nesh e kujtojnë lojën e famshme “Super Mario’ e cila na ka mbajtur të gozhduar për orë të tëra përpara kompjuterit, por tani vjen në një version tjetër që mund të luhet në jetë reale.

Abhishek nga New York ka krijuar levelin e parë të lojës ku nuk është e nevojshme që të ulesh në kompjuter, por të dalësh në rrugë apo në park për ta përdorur.

Ai ka vendosur një palë syze që i japin pamjen e lojës, ndërsa qëndron në rrugë dhe bën lëvizjet me një timon në dorë për të fituar.

Ideja për të rikrijuar lojën e tij të preferuar i erdhi kur ishte duke testuar kufjet e Microsoft Hololens, dhe e mbaroi të gjithën për një muaj.