
Pandeli Majko ka treguar dy faktorët që sipas tij ndikuan në fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 qershorit. E para, fushata që ndërtoi Edi Rama dhe e dyta, mospjesëmarrja e demokratëve në zgjedhje.
Të dy këto arsye, Majko i artikuloi gjatë një interviste në Abc News, në studion e gazetares Juli Xhokaxhi. Kur foli për fushatën që ndërtoi Partia Socialiste muajin e fundit, Majko ia dha të gjitha meritat Edi Ramës.
Por deputeti socialist pranoi se “duhet qëndruar me këmbë në tokë” kur analizohet rezultati. Sipas tij, fitorja e “Rilindjes” i dedikohet edhe një rënieje të dukshme të pjesëmarrjes së elektoratit demokrat, që ka favorizuar PS. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





