
Deputeti demokrat Arben Ristani i cili renditet i katërti në Vlorë dhe që deri tani nuk e ka fituar mandatin, shpreh keqardhjen për rezultatin e arritur nga Partia Demokratike në zgjedhjet e së dielës.
Ai falënderon të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike për katër vitet e një opozite të vështirë, tre muaj qëndresë në çadër dhe një muaj fushatë të përkushtuar.
“Po ashtu ju bëj thirrje numëruesve dhe komisionerëve të PD, që të numërojnë çdo votë të opozitës, që vullneti i shqiptarëve të pasqyrohet drejtësisht. Me përgjegjësinë e plotë si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh keqardhjen për rezultatin e zgjedhjeve dhe bindjen se misioni i Partisë Demokratike vazhdon”, shkruan Ristani në Facebook.
Deputeti demokrat është i pari nga selia blu,
i cili në mënyrë indirekte pranon humbjen. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





