Transmetuar më 26-06-2017, 14:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u vendos ultimatum komisionerëve që të përfundojnë numërimin e votave deri në orën 22.00 të mbrëmjes së sotme, ose në të kundërt do të shkarkohen.

Zëdhënësja e KQZ tha për mediat, se refuzimi për të vijuar procesin e numërimit përbën shkak për shkarkimin e tyre, duke kërkuar që të rikthehen në vendet e tyre për të vijuar numërimin.

“Të zbatojnë nenin 142 të kodit zgjedhor, i cili e përcakton që ata duhet të përfundojnë procesin e numërimit dhe nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultateve brenda ditës së sotme në orën 22:00. Refuzimi për të vijuar procesin e numërimit përbën shkak për shkarkimin e tyre. Menjëherë të marrin masat dhe të fillojnë procesin e numërimit”, deklaroi Hoxhaj. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd