Transmetuar më 26-06-2017, 10:44

Kryeministri Edi Rama po shkon drejt sigurimit të një mandati të dytë në krye të qeverisë. Bazuar në rezultatet e numërimit të votave deri paraditen e sotme, Partia Socialiste ka garantuar 74 mandate, ndonëse numërimi është në vijimësi.

Deri në orën 14.40 të ditës së sotme në rang kombëtar janë numëruar 2877 kuti votimi, nga 5362 në total.

Bazuar në këto rezultate PS merr 74 mandate deputetësh.

Ndërkohë Partia Demokratike merr 43 deputetë, Lëvizja Socialiste për Integrim 18, PDIU e Shpëtim Idrizit 4 mandate dhe Partia Social Demokrate një mandat.

Rezultatet e votave deri në 14.40

PS- 401.873 vota ose 48.86%

PD- 235.939 vota ose 28.68%

LSI- 120.519 vota ose 14.65%

PDIU- 37.120 vota ose 4.51%           

LIBRA- 9.507 ose 1.16%      

PSD- 6.098 ose 0.74% a.y/noa.al        

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd