Transmetuar më 26-06-2017, 09:54

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Lezhë, Partia Socialiste kryeson me rezultatin paraprak të numërimit të votave.

Deri në orën 09.40 të ditës së sotme nga 263 kuti votimi në total janë numëruar 111.

PS prin me mbi dy mijë vota, e ndjekur nga Partia Demokratike dhe më tej Lëvizja Socialiste për Integrim.

Rezultatet e deritanishme

PS: 12.315 vota ose 43,71%

PD: 10.045 vota ose 35.66%

LSI: 4.394 vota ose 15.60%

PDIU: 795 vota ose 2.82%

LIBRA: 275 vota ose 0.98%. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd