Transmetuar më 26-06-2017, 08:44

Në qarkun e Beratit, i cili njihet për përkrahësit e shumtë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kjo forcë politike renditet e dyta.

Ashtu si në të gjithë vendin, edhe në këtë qark nga numërimi i 113 nga 305 kuti votimi, Partia Socialiste kryeson. Ndërkohë në Berat, Partia Demokratike renditet e treta.

Rezultatet deri në orën 08:30

PS: 15.576 vota ose 50.59%

LSI: 8445 vota ose 27.43%

PD: 5.972 vota ose 19.40%

PDIU: 255 vota ose 0.83%

LIBRA: 176 vota ose 0.57% /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd