
Procesi i numërimit të votave të hedhura në kutitë e votimit gjatë së dielës, prej të cilave do të dalë mazhoranca dhe parlamenti i ri është ende në vijim.
Bazuar në rezultatet zyrtare deri në mëngjesin e së hënës prin Partia Socialiste me 49.61% të votave, e pasuar nga PD me 28.12% dhe më tej LSI me 15.31%.
Ndërkohë i njëjti trend votash ruhet dhe për Tiranën.
Kjo bazuar në rezultatet e dala prej 276 kutive të votimit të numëruara, nga 1198 në total.
Ky është rezultati deri në orën 07.40 në kryeqytet:
PS: 45.760 vota ose 46.92%
PD: 30.397 vota ose 31.16%
LSI: 13.508 vota ose 13.85%
PDIU: 3.485 vota ose 3.57%
LIBRA: 2.165 vota ose 2.22%. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





