Transmetuar më 26-06-2017, 00:34

Pak minuta pasi ka nisur dita e hënë, dalin edhe rezultatet nga kutia e parë e votimit pas numërimit në Luaras të Kolonjës.
Pas numërimit të kutisë së parë, Noa.al mëson se në Qendrën e Votimit 4043, Partia Socialiste ka marrë 55 vota, Lëvizja Socialiste për Integrim 42 vota dhe Partia Demokratike 6 vota.
Mbi 3 milionë qytetarë shqiptarë kanë pasur gjatë ditës së djeshme të drejtën e votës për të zgjedhur parlamentin e ri./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





