Transmetuar më 26-06-2017, 00:22

Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Korçës Ervin Salianji, ka publikuar një material video në “Facebook”, ku raporton për një skandal, sipas tij të Rilindjes.

Salianji shkruan se një komisionere e PS-së në Korçë, po nxjerr votën për të parë nëse votuesi që punon në administratë ka votuar për PS apo jo.

Statusi i plotë i Salianjit:

“Nuk kane fund turpet dhe skandalet e Rilindjes, ne video komisionerja e Partise Socialiste Pranvera Begolli, duke nxjerre fletet e votimit per te verifikuar nese votuesi qe punon ne administrate ka votuar per PS ose jo?!”-/a.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd