Transmetuar më 25-06-2017, 22:12

Transportimi i kutive të votimit të fshatit Bishan ka shkaktuar përplasje të fortë midis komisionerëve të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë.
Ora News transmeton se konflikti ndodhi pasi mjeti me kutitë e votimit përfundoi në spitalin rajonal në Vlorë me pretendimin se njëra prej komisionereve ishte nderë keq nga pikëpamja shëndetësore.
Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur komisionerët përplasen fizikisht midis tyre. Komisionerët e LSI-së kanë njoftuar policinë për kutitë e votimit.
Kutitë e votimit janë transportuar për në KZAZ-në 81 në qytetin bregdetar. NOA SPECIALE ZGJEDHJET 2017
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





