Transmetuar më 25-06-2017, 21:55

Reperi i njohur shqiptar me nofkën Stresi, shfaq hapur bindjen e tij politike për Partinë Demokratike dhe tregon se kë koalicion preferon pas zgjedhjeve të mbajtura gjatë ditës së sotme.
Arkimed Lushaj shpreson për një qeveri të dytë PD-LSI, dhe thotë se Edi Rama do të ikë njëherë e mirë nga pushteti.
Postimi i Stresit:
“Më 25 do t’ju tregojmë komunistave si ua bëjmë autogol. S’po them për kë të votoni, unë jam gjashta, por dijeni që Edi Rama iken njëherë e mirë nga pushteti. Koalicioni që dua unë do ishte PD-LSI. Poshtë Partita Socialiste, poshtë komunistat”./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





