


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve jep të dhënat e fundit lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet e së dielës.
Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha në një dalje për mediat mbrëmjen e sotme, deklaroi se pjesëmarrja në votim sipas të dhënave aktuale që ky institucion zotëron ka shkuar në 45.7%.
“55 % e Qendrave të Votimit kanë dhënë informacion lidhur me pjesëmarrjen në votime. Nga këto QV pjesëmarrja në votime ka qenë 45. 7 %”, deklaroi Hoxhaj.
Të dhënat për 12 qarqet:
Qarku Berat- 47.77 %
Qarku Dibër- 54.9 %
Qarku Durrës- 40.77%
Qarku Elbasan- 46.49%
Qarku Fier- 44.87%
Qarku Gjirokastër- 46.5%
Qarku Korçë- 48.65%
Qarku Kukës- 53.38%
Qarku Lezhë- 44.7
Qarku Shkodër- 42.3%
Qarku Tiranë- 48.62%
Qarku Vlorë- 45.69% /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





