Transmetuar më 25-06-2017, 20:32

Ka pritur mbylljen e votimeve që Kryeministri të publikojë një mesazh me trastin e festës së Bajramit.

Në rubrikën Amarcord, ai ka publikuar fiks në orën 20.00 në momentin e mbylljes së qendrave të votimit disa letra të vjetra urimi ku tregohet harmonia mes komuniteteve fetare në vendin tonë.

“Gëzuar Bajramin, sipas kodeve jo vetëm të mirësjelljes dhe etiketës së qëmotshme ortodokse dhe europiane, por edhe sipas traditave më të mira të vëllazërisë mes komuniteteve fetare në Shqipëri”, shkruan Rama. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd