Transmetuar më 25-06-2017, 20:25

Ora News dhe IPR Marketing kanë publikuar Exit Poll-in vetëm pak minuta pas përfundimit të procesit të votimit.
Sipas Exit Pollit, në qarkun e Tiranës Partia Socialiste siguron nga 17-19 mandate, Partia Demokratike 11-13 mandate dhe Lëvizja Socialiste Për Integrim nga 2-4 mandate.
Të përkthyer në përqindje:
PS 45-49%
PD 30-34 %
LSI 11-15 %
LIBRA 1-3%
PDIU 3-5%
Sipas Exit Poll-it, PS ka arritur më shumë
se 71 mandate 
Disa thonë se ky sondazh nuk mund të merret si i mirëqenë për disa arsye, ku kryesoret janë besueshmëria e ulët e shprehjes së vërtetë të votës nga pjesëmarrësit në sondazh, etj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





