
Mbyllen zyrtarisht të gjitha Qendrat e Votimit në Shqipëri, ku tashmë qytetarët shqiptarë kanë shprehur vullnetin e tyre me votë.
QV-të u mbyllën në orën 20.00, një orë jashtë orarit zyrtar, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të shtyrë me 60 minuta kohën e votimit, për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votime.
Tashmë, kutitë e votimit, janë drejtuar drejt Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, ku pritet të bëhet numërimi.
Transportimi i kutive të votimit, ku tashmë është vendosur fati i deputetëve të rinj prej të cilëve do të dalë dhe qeveria e re, bëhet nën shoqërinë e komisionerëve.
Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 20:20
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





