Transmetuar më 25-06-2017, 19:12

Shtyrja me një orë e afatit të mbylljes së Qendrave të Votimit, ka bërë që kryedemokrati Lulzim Basha, t’u bëjë sërish ftesë të gjithë qytetarëve që t’iu drejtohen kutive të votimit.
“Nëse nuk keni votuar akoma- ka kohë deri në orën 20:00. Inkurajoni të afërmit dhe të njohurit tuaj të votojnë”, shkruan Basha në Facebook.
Ai shton se vetëm duke votuar qytetarët mund të ndryshojnë jetën e tyre. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





