

Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu akuzohet se ka dhunuar një qytetar në zonën e Bathores.
Burime pranë vendngjarjes kanë bërë të ditur se në ndihmë të kreut të bashkisë kanë shkuar edhe disa njerëz që e shoqëronin.
Po ashtu mësohet se personi i dhunuar është Ajaz Shehu, simpatizant i Partisë Socialiste.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Kamzës i cili në një postim në Facebook, i cilëson si lajm fals nga Partia Socialiste për shkak se kjo e fundit sipas tij është në panik të thellë nga humbja.
Reagimi i Xhelal Mziut:
REAGON XHELAL MZIU: LAJMET E PS-SË, FAKE NEWS, JANË NË PANIK TË THELLË NGA HUMBJA
Shtabi elektoral i kandidatit të PD-së dhe kryetari i Bashkisë Kamëz njëkohësisht dhe si kreu i degës së PD-së, reagojnë ndaj trillimeve të PS-së se z. Mziu paska dhunuar një qytetar. Fake News-et e shpërndara nga zyrat e PS-së janë një tregues i qartë i panikut të tyre nga humbja e thellë që i pret. Xhelal Mziu jo vetëm që nuk është i përfshirë në këtë ngjarje të supozuar dhe e shpërndarë si lajm në media, por as e njeh qytetarin, emri i të cilit është i shpërndarë si i dhunuar. I rikujtojmë edhe një herë Edi Ramës dhe PS-së, që e parandiejnë humbjen më parë e cila sot po bëhet fakt, se ndëshkimi i ashpër pritej nga Kamza sot më 25 qershor përmes votës. Kamza dhe Paskuqani kanë votuar në plebishit kundër PS-së për persekutimin politik dhe krahinor që është shfaqur ndaj këtyre banorëve në këtë 4-vjeçar. NOA SPECIALE ZGJEDHJET 2017
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





