
Këngëtari i njohur i skenës shqiptare Alban Skënderaj ka humbur sot njeriun më të shtrenjtë në jetën e tij.
Nëna e këngëtarit të madh, fatkeqësisht është ndarë nga jeta. E ëma e Albanit prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ajo jetonte në Itali, ku edhe po kurohej për sëmundjen. Por fatkeqësisht e ëma e Albanit nuk ia ka dalë dot të mposhtë sëmundjen e rëndë.
Për ti qëndruar pranë në këtë ditë të vështirë ka qenë edhe babai i Miriam, Agim Cani, i cili i ka dedikuar një status prekës Albanit dhe familjes së tij.
Statusi i Agim Canit:
“Njeriu qe ka dhuruar vetem gezime e emocione positive per shqipetarine dhe Shqiperine , humbi njeriun e shtrenjte te jetes…mamane e Tije…!… …e kam njohur kete njeri te mrekullueshem dhe kam perjetuar lidhjet e forta njerezore me vajzen time…jam prane jush Alban – Miriam…prane Qerimit dhe familjes se Tije te Madhe…”./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





