Transmetuar më 25-06-2017, 16:51

Për të disatën herë, nëpërmjet postimeve në Faceboook, Kryeministri Edi Rama fton qytetarët që t’iu drejtohen kutive të votimit për të votuar.

Ai i’u ka bërë thirrje qytetarëve qark pas qarku që të votojnë, duke publikuar edhe flamurin kuqezi.

“Vlonjatë votoni, lebër votoni, myzeqarë votoni, himarjotë votoni, cacmë votoni, minoritarë votoni, gjithë zgjedhësit e qarkut Vlorë, dilni votoni. Dibranë votoni, matjanë votoni, bulqizakë votoni. Gjithë zgjedhësit e qarkut Dibër dilni votoni”, shkruan Rama në Facebook. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd